Video/ Shira të rrëmbyeshëm në Nju Jork, përmbytet metroja, anulohen qindra fluturime

15/07/2025 09:45

Shirat e rrëmbyeshëm që ranë të hënën në verilindje të Shteteve të Bashkuara shkaktuan përmbytje në rrugët e Nju Jorkut dhe paralizuan trafikun në rrugë dhe në aeroportet e metropolit amerikan.

Në të njëjtën kohë, paralajmërime për përmbytje të menjëhershme janë lëshuar në Uashington, Baltimor, Nju Xhersi dhe Virxhinia, ndërsa Aeroporti Reagan është gjithashtu në gatishmëri.

Shërbimi Meteorologjik i vendit paralajmëroi se ekziston rreziku i përmbytjeve në orët në vijim që mund të kërcënojnë edhe jetë njerëzish.

Video nga Manhattan tregon ujin që përmbyt stacionin e metrosë ndërsa pasagjerët ishin brenda trenit.

Ndërkohë, të dyja korsitë e Cross Bronx Expressway në Jerome Avenue u mbyllën për shkak të përmbytjeve të mëdha.

Ndërkohë, udhëtarët po përballen me vonesa të mëdha fluturimesh, me 1,966 fluturime të anuluara tashmë.

United Airlines tha se moti i keq po ndikon në fluturimet në Aeroportin Newark Liberty, ku po pezullon përkohësisht mbërritjet dhe nisjet për të lehtësuar mbingarkesën.


Autoritetet lokale në New Jersey u bënë thirrje banorëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur udhëtojnë.

Së fundmi, ka raportime për automjete të bllokuara në zona të tilla si Qarku Union dhe Qarku Westchester, ndërsa përmbytje të gjera ndodhën edhe në Qarkun Lancaster në Pensilvaninë jugore.

Top Channel