Super Drita! Kampionët e Kosovës triumfojnë edhe në Luksemburg dhe avancojnë më tej në Ligën e Kampionëve

15/07/2025 21:58

Drita e Kosovës ka bërë detyrën në Luksemburg përballë skuadrës së Differdange, duke fituar 2-3 dhe duke avancuar më tej në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës, të cilët triumfuan 1-0 në takimin e parë, e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sfidën e kthimit, duke kaluar në avantazh me Manajn në minutën e 4’, ndërsa pas 13 minutash ishte po ai që realizoi dhe golin e dytë.

Në minutën e 28’, Brusco ngushtoi diferencën, teksa në fundin e një takimi, vendasit barazuan falë një penalltie.

Gjithsesi, ekipi kosovar arriti t’ia dilte më së miri t’i menaxhonte më së miri minutat e fundit, teksa në minutën e 93’, Tusha shënoi dhe golin e tretë për skuadrën e Ramadanit.

Kështu Drita vijon aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, teksa në fazën e dytë kualifikuese do të ketë përballë një kundërshtar me emër të njohur në Europë, FC Copenhagen.

REZULTATI:

DIFFERDANGE 2-3 DRITA

Brusco 28’, Hadji 89’ (P) / Manaj 4’, 17’, Tusha 90+3’

Top Channel