
Një incident tronditës ndodhi disa ditë më parë në një restorant në Marmaris të Turqisë, ku turistë britanikë, përfshirë gra u rrahën brutalisht nga punonjësit e dyqanit, pas një debati për kartëmonedhën.
Sipas pamjeve filmike që qarkulluan në internet, sherri ndodhi më 2 qershor jashtë restorantit “Mad Boys”, kur një sherr për një kartëmonedhë 5,000 lira turke, rreth 90 euro doli jashtë kontrollit.
Sherri fillon me një grindje të fortë verbale, e cila shpejt përshkallëzohet në një sherr brutal. Të paktën dy turistë bien në tokë, ku vazhdojnë të goditen me grushte dhe shqelma, ndërsa një punonjës hidhet nga dritarja për t’u bashkuar në sherr.
Në një moment, një i ri nga grupi i turistëve duket se po përpiqet të mbrohet, ndërsa kalimtarët bërtasin nga tmerri. Në pamjet filmike, punonjësit mund të shihen duke rrahur një burrë, ndërsa dy gra përpiqen t’i ndajnë, por përfundojnë gjithashtu në tokë, duke marrë goditje.
Policia mbërriti në vendngjarje, por asnjëra palë fillimisht nuk paraqiti një ankesë dhe incidenti u konsiderua i mbaruar. Megjithatë, publikimi i videos në mediat sociale shkaktoi trazirë dhe zemërim, duke rezultuar në ndërhyrjen e përsëritur të autoriteteve.
Top Channel