
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump .
Presidenti i SHBA-së njoftoi armë të reja për Ukrainën dhe kërcënoi të vendosë sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse nëse Rusia nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën. Kërcënimi i sanksioneve vjen me një periudhë prej 50 ditësh.
“Trump i lëshoi një ultimatum teatral Kremlinit. Bota u drodh, duke pritur pasojat”, shkroi Medvedev në X.
Trump issued a theatrical ultimatum to the Kremlin.
The world shuddered, expecting the consequences.
Belligerent Europe was disappointed.
Russia didn’t care.— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) July 15, 2025
“Evropa, që e donte luftën, ishte e zhgënjyer. Rusisë nuk i intereson kjo”, shtoi ai.
Top Channel