Ish-presidenti rus i përgjigjet kërcënimeve Trump, Medvedev: Nuk na interesojnë “ultimatumet teatrale” të Trump

15/07/2025 10:00

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump të hënën.

Presidenti i SHBA-së njoftoi armë të reja për Ukrainën dhe kërcënoi të vendoste sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse nëse Rusia nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën. Kërcënimi i sanksioneve vjen me një afat prej 50 ditësh.

“Trump i lëshoi një ultimatum teatral Kremlinit. Bota u drodh, duke pritur pasojat”, shkroi Medvedev në X.

“Evropa që e do luftën ishte e zhgënjyer. Rusisë nuk i interesonte”, shtoi ai.

Top Channel