E bujshme nga Anglia! Liverpool-i bën gati ofertën rekord për të transferuar yllin e sulmit në Premier League

15/07/2025 16:22

Liverpool ka vendosur të forcojë repartin ofensiv gjatë kësaj vere dhe një prej objektivave kryesorë është sulmuesi suedez, Alexander Isak.

25-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer në Premier League me fanellën e Newcastle, duke shënuar 23 gola në edicionin 2024/25, dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e “The Reds”.

Siç raportojnë mediat angleze, Liverpool po bën gati një ofertë rekord për të siguruar shërbimet e suedezit.

Megjithatë, Newcastle nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari i tyre kryesor. Klubi nga St James’ Park i ka ofruar Isak një kontratë të re afatgjatë, në përpjekje për të larguar interesimin e Liverpoolit dhe klubeve të tjera të mëdha.

Vendimi përfundimtar qëndron ende në duart e drejtuesve të Newcastle, të cilët e konsiderojnë sulmuesin suedez si pjesë kyçe të projektit të tyre për të ardhmen.

Nëse transferimi i Isak dështon, Liverpool është gati të kalojë në opsionin alternativ, Hugo Ekitike. Sulmuesi francez, aktualisht në huazim te Eintracht Frankfurt, ka bërë një sezon të qëndrueshëm në Bundesligë dhe ka tërhequr sërish interesin e skuadrës nga Anfield.

Përpjekja e Liverpool-it për të afruar një sulmues të nivelit të lartë tregon qartë ambiciet e klubit për të mbetur konkurrues në majën e tabelës. Edhe pse Isak mbetet objektivi numër një, drejtuesit e klubit po vlerësojnë me kujdes çdo hap, ndërsa merkatoja e verës po intensifikohet.

Top Channel