Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

15/07/2025 11:35

Danimarka do të bëjë “pjesën e saj” për të financuar dërgimin e sistemeve anti-ajrore Patriot të prodhuara në SHBA në Ukrainë, tha të martën Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Pas disa hezitimeve nga SHBA-të, duket se ata kanë ardhur në anën e duhur dhe do të dërgojnë sistemet Patriot, nëse ato mund të financohen. Dhe Danimarka gjithashtu do të bëjë pjesën e saj këtu”, u tha Rasmussen gazetarëve në Bruksel.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm holandez Kaspar Veldkamp tha të hënën se vendi i tij është i hapur për të mbështetur premtimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump për të dërguar raketa anti-ajrore Patriot në Ukrainë dhe shpreson që vendet e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë.

“Holanda tashmë po bën shumë, por ne do të shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë edhe në lidhje me njoftimet e Trump dhe do të vazhdojmë që andej”, u tha ai gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Top Channel