
Ethan Ives-Griffiths, një djalë vetëm dy vjeç, humbi jetën pas keqtrajtimit të rëndë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire, në veri të Uellsit, më 14 gusht 2021.
Ai ishte i dehidratuar rëndë, shumë i dobët dhe kishte mbi 40 shenja të dukshme goditjesh në trup kur pësoi një dëmtim fatal në kokë.
Gjyshërit e tij, 47-vjeçari Michael Ives dhe 46-vjeçarja Kerry Ives, u gjetën fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijës nën moshën 16 vjeç. Nëna e Ethan-it, 28-vjeçarja Shannon Ives, u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e fëmijës.
Në gjykatë u tregua edhe video nga shtëpia e familjes, ku Michael Ives shihej duke mbajtur djalin nga krahët dhe duke e goditur.
Ethan ishte në regjistrin e mbrojtjes së fëmijëve dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në ditët para vdekjes, asnjë nga punonjësit socialë nuk u lejuan të hynin në shtëpi.
Top Channel