
Vajza e aktorit të madh, Met Bega, kujtoi me nostalgji rolet e të atit gjatë intervistët për “Top Story” këtë mbrëmje.
Matilda Bega krahasoi produksionet kinematografikë të para dhe pas viteve ’90. Sipas saj, tashmë filmat janë banalizuar, ndaj ajo refuzon t’i shohë.
“Këta artistë, jo vetëm im atë, janë të pavdekshëm. Janë artistë që nuk do t’i kthehen më Shqipërisë. Unë, të paktën pas viteve 2000, kam shkuar në kinema, kam parë filma shqiptarë… refuzoj t’i shikoj, nuk i afrohen absolutisht! Banaliteti ka pushtuar gjithçka. Plus, në çdo film, del një markë, se ai ka dhënë lekët për filmin. Skenarët nuk janë për t’u parë, atëherë për një film rrinte 3 muaj skenaristi me muaj të tërë, mendonin kush do ishin aktorët, rrinte aktori 3 muaj në Sarandë, të paguara nga shteti të gjitha. Rrinte familja, merrte leje artistike, ishte një gjë e paimagjinueshme. Humori nuk kishte fije banaliteti, ishte i pastër, të paktën sipas meje”, tha Matilda Bega.
Top Channel