
“Nuk kemi prerë askënd në besë”-tha kryeministri Edi Rama sot, në përgjigje të deklaratave për aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth.
Nga mbledhja me drejtuesit vendorë në Tiranë, Rama tha se në Theth janë 40 subjekte pa leje ndërsa tha se qeveria ka premtuar legalizim vetëm të shtëpive të vjetra.
“Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë.
Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty“-u shpreh Rama.
Top Channel