Ancelotti: Italia do të jetë në Botëror, ëndërroj që të përballem me “Axurrët” në finale me Brazilin 14/11 17:33
Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të ri Etienne Tare, i cili i bashkohet skuadrës bardheblu për sezonin e ri 2025-2026.
Futbollisti, i njohur për profilin e tij teknik dhe përkushtimin në stërvitje, konsiderohet një lojtar me perspektivë, ndërsa transferimi i tij shihet si pjesë e projektit afatgjatë të klubit për të ndërtuar një skuadër konkurruese me elementë të rinj.
“Tare vjen me energji dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ndërkohë që objektivi i tij është të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave për sezonin e ri”, shkruan Tirana.
Pritet që sulmuesi të bashkohet menjëherë me ekipin në fazën përgatitore të verës.
Top Channel