Mungesë me raport, sulmuesi çmend kampionët e Italisë dhe nuk shkon në stërvitje

14/07/2025 18:45

Sezoni i ri ka nisur me tension për Napolin. Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ka munguar në grumbullimin e parë të ekipit, duke dërguar një certifikatë mjekësore në vend të paraqitjes në qendrën stërvitore.

Klubi e konfirmoi mungesën me një njoftim të shkurtër: “Victor Osimhen mungon dhe ka dërguar një certifikatë mjekësore”.

Por pas kësaj deklarate qëndron një realitet më kompleks: lufte e ftohtë mes Osimhen dhe presidentit Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit kërkon të përfitojë klauzolën e plotë të lirimit prej 75 milionë eurosh, ndërsa sulmuesi kërkon largimin sa më shpejt.

Aktualisht, Galatasaray duket më pranë marrëveshjes, me bisedimet që kanë hyrë në fazën përfundimtare. Megjithatë, L’Equipe ka raportuar rikthimin e interesit të PSG-së, që përmes këshilltarit Luis Campos (i njëjti që e solli Osimhen në Lille) po monitoron situatën me kujdes.

Një rikthim në Ligue 1 nuk përjashtohet, por për momentin klubi turk ka një hap përpara. Osimhen nga ana tjetër, po qëndron larg stërvitjes me një “raport mjekësor”, ndërkohë që pret transferimin e radhës.

Top Channel