Aksioni në Theth/ Banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e godinës
14/07/2025 21:30
Sërish përplasje në Theth.
Familjarët kundërshtojnë prishjen e banesës.
Sonte, fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kundërshtojnë.
Ata kërkojnë nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.
Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur dhe kanë penguar kalimin e automjeteve të IKMT.
Teksa policia ka krijuar kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, fadroma e IKMT ka nisur shembjen e banesës por e ka patur të pamundur sepse në objekt janë futur të gjithë familjaret. Aksioni po vijon me tensione e përplasje.
Top Channel