Stop bulmetit pa faturë, ekspertët: Nismë e mirë sepse rriten të ardhurat në shtet, por duhet analizuar procesi

13/07/2025 20:23

Asnjë litër qumësht nuk duhet të shitet pa një faturë tatimore ky është urdhri i kryeministrit Edi Rama, ndaj shitësve ambulantë që tregtojnë produkte fshati në trotuare.

Formalizimi i ekonomisë bujqësore do të rrisë sigurinë ushqimore dhe do t’i jap shitjes së produkteve me origjinë shtazore në rrugë.

“Kjo është shumë e rëndësishme  jo vetëm për arritjen e nivelit të të ardhurave që sektori ka në ekonominë shqiptarë, por gjithashtu për të siguruar një analizë dhe gjurmueshmëri të produktit, por edhe të çmimit. Mënyra e vetme e ndërhyrjes është pikërisht nëpërmjet ruajtjes, faturimit të çmimit të blerjes dhe shitjes dhe përfitimi ose tatimi i përshtatshëm mbi vlerën e shtuar në secilën hallkë që kalon produkti bujqësor apo blegtoral që kalon”, tha Fatmir Guri, pedagog.

Por ende nuk është e qartë se si do të procedohet me faturimin e produkteve blegtorale dhe mishit të freskët, pasi gjurmueshmëria e një produkti duhet të nisë që nga stalla e më pas tek produkti final që ndodhet në raftet e marketit.

“Ajo që mbetet për tu analizuar është fakti se si do të kryhet ky proces si neve do të fusim në rrugën e rregullimi, formalizimit fermerin si hallka e parë  nga i cili nis zinxhiri I prodhimit dhe përpunimit deri tek konsumator fundor”, tha Guri.

Një nga kapitujt më të rëndësishëm që Shqipëria duhet të plotësojë për tu bërë pjesë e BE-së është siguria ushqimore, deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore, të vetmet produkte që shkojnë në vendet e Europës janë vezët e kategorisë B që përdoren për industrinë si dhe peshku.

Produktet e tjera konsiderohen ende si të pasigurta për konsumatorin europian. E gjithë kjo reformë bëhet në bazë të kritereve që familje europianë kërkon.

 

Top Channel