Botërori i Parave, Infantino: Gjeneruam 2.1 miliard të ardhura për 63 ndeshje

13/07/2025 13:23

Kupa e Botës për Klube që zhvillohet për herët të parë në histori dhe transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb, është “gara më e suksesshme e klubeve në botë”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në prag të finales midis PSG-së dhe Chelseat.

“Epoka e artë e futbollit të klubeve ka filluar. Mund të themi me siguri se kjo Kupë e Botës për Klube ka qenë një sukses i madh”, u tha ai gazetarëve në Trump Tower në Fifth Avenue në New York, ku FIFA sapo ka hapur një zyrë.

“Dëgjuam se financiarisht nuk do të funksiononte, se askush nuk do të ishte i interesuar, por mund të them se gjeneruam pothuajse 2.1 miliardë dollarë të ardhura, nga 63 ndeshje. Kjo është një mesatare prej 33 milionë dollarësh për ndeshje”, shtoi ai.

“Asnjë garë tjetër klubesh në botë nuk i afrohet. Është tashmë gara më e suksesshme e klubeve në botë”. Sigurisht, do të më kishte pëlqyer shumë që Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi, Barcelona, Tottenhami, Milani dhe Napoli, të ishin këtu, por duhet të kualifikohesh dhe ka kritere të ndryshme”, përfundoi numri 1 i futbollit botëror.

Top Channel