
Nga Forumi i Dubrovnikut 2025, në Kroaci, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës”, u shpreh ministri Igli Hasani.
Ministri Hasani theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është strategjike e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.
“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane. Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë – është kontribuuese. Nuk presim – po ecim përpara”, shtoi më tej ai.
Në fjalën e tij në Forum, ministri Igli Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, por domosdoshmëri.
Top Channel