
Një paralajmërim i drejtpërdrejtë është dhënë ndaj Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.
Në një intervistë për Top Channel, ministri izraelit Eli Cohen deklaroi se se pengesa për të mos ndërmarrë një sulm ndaj Iranit është tashmë hequr, dhe se në rast të rinisjes së aktivitetit bërthamor nga ana e Teheranit, Izraeli është i gatshëm të ndërhyjë ushtarakisht.
“Ne treguam aftësitë tona gjatë luftës 12-ditore. Nëse Irani vendos të rinisë programin e armëve bërthamore, ne do ta sulmojmë sërish. Të gjithë kanë frikë të sulmojnë Iranin, por ne jo.”
Ministri Cohen shtoi se vendi i tij po armatoset seriozisht për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm nga Irani, ndërkohë, në frontin jugor, theksoi se operacionet ushtarake në Rripin e Gazës kanë për qëllim të eliminojnë përfundimisht praninë e Hamasit.
” Ne po armatosemi në mënyrë shumë serioze përballë programit bërthamor. Dhe në fakt, ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin, por për të gjithë botën e lirë. Hamas nuk do të qeverisë më në Gaza. Falë operacioneve tona, Nasrallah në Liban është neutralizuar dhe Assad u largua nga Siria. E njëjta gjë do të ndodhë në Gaza.”
Teksa fëmijë e të rritur humbin jetën në Gaza, ministri izraelit tregons e një plan do të ketë për frontin jugor nëse do të mposhtin Hamasin.
“Eliminimi i Hamasit do t’i hapë rrugë një të ardhmeje ndryshe për banorët e Gazës, ku të drejtat e njeriut, demokracia dhe një ekonomi më e zhvilluar do të jenë të mundshme.”
Top Channel