Edhe pse gazetaret italiane janë kritikuar shpesh për pamjen e tyre, veçanërisht në fushë, gazetarja e DAZN, Diletta Leotta, vazhdon paraqitjet e saj “të nxehta”, këtë herë gjatë pushimeve të verës në Itali.

Italianja nuk qëndroi gjatë në Kupën e Botës për Klube, pasi bëri paraqitjen e saj shpërthyese vetëm në premierë dhe vazhdoi pushimet për të karikuar bateritë për sezonin e ri të Serie A.

Gazetarja 33-vjeçare bëri përshtypje edhe një herë me trupin e saj në formë, duke veshur një fustan rrjetë mbi rroba banje, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës.

Ajo ngarkoi shumë foto nga pushimet e saj, duke treguar temperamentin e saj shpërthyes dhe pamjen e saj mbresëlënëse, ndërsa në foto të tjera pozoi me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Loris Karius, portierin e Schalke-s.

Në komente, vërshojnë komplimentet. Njëri komentoi: “Je më e bukura”, ndërsa një tjetër shkroi “Fantastike”, duke vërtetuar kështu dashurinë që publiku ka për të. Kjo ishte përgjigja e Leotës ndaj deklaratës kritike të gazetares gjermane Valentina Maccheri, e cila sulmoi kolegët e saj italianë për pamjen e tyre “të turpshme”.

Top Channel