Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova: Diskutuam për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian

12/07/2025 21:54

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se diskutuan për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Më tek ai shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.

Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.

Me forca të përbashkëta drejt progresit!“, shprehet Presidenti Begaj.

Top Channel