
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, në një intervistë për “Shqipëria Live” komentoi lëvizjen e të afërmit të tij, Zeqir Kordhonit, që i kërkoi KQZ-së një kopje të shkresës ku jep dorëheqjen si kandidat i listës së mbyllur i Nismës Shqipëria Bëhet.
Sipas Shabanit, kandidatët fiktivë në listën e mbyllur dhanë dorëheqjen të gjithë në 11 maj.
“Zeqiri ka qenë numërues në zgjedhje. Është krijuar bindja sikur Zeqiri është bërë deputet, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Ata kanë dorëzuar dorëheqjen, ndërkohë që KQZ e zvarrit këtë proces. Dokumenti është dorëzuar nga partia, i ka mbledhur dorëheqjet dhe i ka dorëzuar në KQZ”.
Zeqir Kordhoni është mërzitur për shkak të deklaratës ku Adriatiku ka shprehur dorëheqjen e vetë dhe më pas nuk e ka bërë, u shpreh Shabani.
“Nuk ka për ta marrë mandatin, as ai, asnjë nga kandidatët e Nismës. Zeqir Kordhoni është punëtor ndërtimi, është invalid. Mund të mos ketë shkollim shumë të madh, por ka dinjitet dhe në momentin që ndihet i përdorur, ka reaguar. Fola me të dje dhe ishte i mërzitur. Por dua të theksoj se nuk e ka marrë mandatin. Shqetësimi im më i madh është që të mbajmë skemën e listës së hapur. Ne kemi përdorur një artificë, që të mund ta përdorim në zgjedhjet e ardhshme. Por, partitë e mëdha mund të na pengojnë”.
Shabani shtoi se një ditë më parë bisedoi me Lapajn dhe ranë dakord të përdorin të gjitha nismat ligjore që mandati të shkojë te lista e hapur.
Top Channel