
Mbrëmjen e sotme në sheshin “Vëllezërit Frashëri” tek Parku i Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 18:00 do të zhvillohet një nga eventet më të rëndësishëm të boksit, ku do të diskutohen 5 tituj ndërkombëtar.
Alban Bërmeta, Denis Nurja, Benxhamin Imeri, Mikel Çullhaj janë disa prej sportistëve që do të ngjiten në ring për të tentuar suksesin e shumëdëshiruar. Po ashtu pjesë e këtij eventi si i ftuar special do të jetë dhe presidenti i federatës së parë dhe më të madhe në botën e boksit profesionist WBA, Gilberto Mendoza.
Në ceremoninë zyrtare të peshimeve presidenti I federatës shqiptare të botksit Florent Kalidhopulli tregon më tepër rreth eeventit.
Alban Bërmeta pas titullit WBO, tani kërkon dhe një tjetër titull botëror, teksa do të ketë një përballje zjarri me Jon Mbanugu, për titullin WBA.
Në të njëjtën federatë do synojë suksesin dhe Denis Nurja, i cili do të kërkojë titullin e artë continental të WBA. Ndërsa shqiptari I Maqedonisë së Veriut Benxhamin Imeri , nën ngjyrat kuqezi kërkon të futet në histori si boskieri I parë që fiton një titull kampion për peshën Kruizer në federatën WBA.
Gjithashtu ky aktivitet do të ketë edhe një përballje të 6 bokrierëve olimpik shqiptarë përballë 6 atyre të Turqisë, një sfidë shumë e fortë që do të përballë dy kombëtaret në këtë sport.
Top Channel