
SPAK po zhvillon një aksion sot në Shkodër, pas lëshimit të 13 urdhër arresteve.
Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine dhe në mes të të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie.
Burime bëjnë me dije se janë disa raste të trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram.
Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ku në kërkim është shpallur zyrtari i policisë Erjon Dani. Urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
Ish-zyrtari Dani ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia. Goditja ndaj grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.
SPAK pritet të sjellë njoftim për shtyp në lidhje me këtë çështje.
Top Channel