
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në Malajzi se ishte i kënaqur me takimin e tij “pozitiv” me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi dhe ishte optimist për një takim të mundshëm midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologun e tij kinez, Xi Jinping.
“E gjeta takimin shumë konstruktiv dhe pozitiv”, u tha Rubio gazetarëve pasi u takua me Wang në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur. Ai tha gjithashtu se kishte “vullnet të fortë” nga të dyja palët për të zhvilluar një takim midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.
Rubio është në Malajzi për udhëtimin e tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës, duke marrë pjesë në Samitin e Azisë Lindore dhe Forumin Rajonal të ASEAN së bashku me homologë nga Japonia, Kina, Koreja e Jugut, Rusia, Australia, India, Bashkimi Evropian dhe vendet e Azisë Juglindore.
Takimi i tij me Wang vjen mes tensioneve ndërkombëtare në rritje për shkak të tarifave të Trump, me Kinën që paralajmëroi SHBA-në këtë javë të mos rivendosë tarifat e larta për produktet e saj muajin tjetër.
Top Channel