“Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama i drejtohet kryebashkiakut të Vlorës: Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit

11/07/2025 12:29

Kryeministri Edi Rama kritikoi sërish kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha.

Ndërsa Dredha u ngrit në këmbë, Rama iu drejtua me një pyetje retorike: “Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”

Rama: Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme.

Top Channel