Nicole Scherzinger e ka lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi të Pussycat Dolls, ndërsa ka folur edhe për mësimet që ka nxjerrë nga grupi i vajzave.

Në një intervistë me PEOPLE përpara premierës së serialit të Netflix “Building the Band” të mërkurën, më 9 korrik, këngëtarja dhe kompozitorja zbuloi nëse një ribashkim i Pussycat Dolls mund të ndodhë në të ardhmen.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, tha ajo për grupin, anëtare e të cilit ishte nga viti 2003 deri në vitin 2010, duke shtuar:
“Nuk kam asnjë ide. Dua të them, jam ende në botën e Norma dhe Sunset Boulevard”, tha ajo, duke iu referuar ringjalljes së muzikalit në Broadway, në të cilin ajo ka fituar një çmim Tony dhe ka luajtur rol kryesor, “por kush e di se çfarë rezervon e ardhmja” tha Scherzinger.

Scherzinger ndau gjithashtu këshillën më të rëndësishme që mësoi si anëtare e grupit të vajzave: “Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të mos jesh egoiste dhe që secila të luajë një rol të fortë në mënyrën e vet.”

“Ka role të ndryshme dhe e gjitha janë për të mirën e grupit”, vazhdoi ajo, duke shtuar. “Kur po formonim grupet, shumë prej anëtareve kishin zëra të jashtëzakonshëm, zëra solo vërtet të fortë, por jo të gjithë mund të ishin këngëtarë solo sepse ishte një grup. Duhej të dije kur të bëje solon dhe kur të bëje vokale.”

Këngëtarja theksoi gjithashtu rëndësinë e njohjes së “ fuqisë ” dhe “ superfuqisë ” tënde brenda grupit – të gjitha duke dhënë “ më të mirën tënde. Atëherë mund ta bësh grupin sa më të fortë të jetë e mundur ”, përfundoi ajo.

Top Channel