
Poetja Mimoza Ahmeti, e ftuar në studion e “Top Story”, foli për dashurinë, seksin dhe raportin në çift.
Ajo tregoi për intimitetin gjatë sistemit komunist, teksa tha se historitë e saj personale ‘ishin traumatike’.
“Momenti kur dy trupa ndërhyjnë fizikisht te njëri-tjetri, që bëhen një, është një moment kur rendimi personal shkatërrohet i tëri, aq më tepër kur shkatërrohet me dëshirën tonë, kur bëhemi pjesë e shpirtit të tjetrit nëpërmjet trupit dhe marrim atë pohim me prekje, që prekja është e pavdekshme. Prekja është energji, është ribërje, është jetë. Njeriu e ka substanciale prekjen dhe çdo zhvillim që e largon nga vdekja, e prek në pikën më të thellë të të qenit ai ose ajo sepse njeriu është organik dhe nuk duhet harruar kjo mrekulli e dobësisë së tij.
Në atë kohë, historitë tona ishin traumatike, sepse ndërhynte biografia, opinion. Por, kush kishte guxim të donte, donte. Prandaj, unë nuk dua që ti fus këto histori mes meje dhe tij në atë që quhet lidhje. Por, fus atë prisancës. Kishte forcë që ta thyente, siç e thotë kënga, e thyen apo s’e thyen. Se është diçka për t’u thyer në atë që është bashkimi i dy njerëzve”.
Top Channel