
Procesi i legalizimeve ishte pjesë e diskutimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve, në takimin e kësaj të premteje në Durrës.
Rama u ndal te bashkitë që nuk kanë avancuar në këtë proces dhe iu drejtua kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Pjesa nga debati:
Rama: Çfarë përgjigje kanë bashkitë, që praktikisht nuk kanë bërë asnjë matje, s’kanë marrë asnjë vendim legalizimi? Flamur çfarë argumenti ke ti për shembull? Ku është Flamuri?
Golemi: Bashkia Gjirokastër ka vendosur që në momentin e parë një topograf dhe një inxhinier, kemi bërë 52 matje
Rama: Se aty nuk figurojnë prandaj
Golemi: Janë 52 matje, kam dosjet. Besoj se kohët e fundit po funksionon, sepse me drejtuesin e ri të Kadastrës së Gjirokastrës po ecin gjërat, dje kishim një takim. Besoj se shumë shpejt këto dosje do t’I evidentojnë dhe do t’i kalojnë në procesin e legalizimit. Edhe në mungesë të stafit të bashkisë Gjirokastër dy nga punonjësit e urbanistikës në Bashki janë vënë në dispozicion të Kadastrës. Janë 52 dosje të kaluara nga stafi i Bashkisë Gjirokastër.
Top Channel