“Jeta seksuale ishte e plotë në komunizëm”, Manushi: Dashuritë e para niseshin nëpër aksione e koperativa

11/07/2025 10:27

Moderatori i njohur, Edi Manushi i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma foli për jetën seksuale në kohën e komunizmit.

Manushi tha se ka pasur një lloj dinamike tjetër në gjithçka pasi çdo gjë lidhje shumë me familjen. Ai shtoi se jeta seksuale ka qenë shumë e plotë në atë periudhë dhe se atëherë shijohej më shumë gjëja.

“Unë mendoj se ne kishim edhe brenda mureve tona familjare, kishim seksualitetin tonë. Jo bullgarë, jo këto vendet e lindjes. Ishte autentik shqiptar, kishte brenda ato tabutë e periudhës nga vinim ne. Ne kemi bërë tek E Diell, Gjenerata Top ku kemi përplasur 3 breza dhe këta të brezit të tretë, që të gjithë kanë bërë aksion në atë kohë, të gjithë flisnin me pasion për aksionet e asaj kohe. Që dashuritë e para i kanë nisur nëpër aksione. I tregonin me një lloj kënaqësie, për faktin që nuk ka rinia e sotme gjëra ku mund të eksperimentojë diçka të ngjashme.

Ka pasur një lloj dinamike në gjithçka, edhe në çështje të socializimit, të seksit sepse se fus dot kaq artificialisht seksin. Çdo gjë lidhej shumë më familjen, familja ishte një qelizë shumë e rëndësishme e shoqërisë atëherë, kishte 1 milion ligje që e mbronin. Mendoj që jeta seksuale ka qenë shumë e plotë në atë kohë, e mendoj të tillë që atëherë shijohej më shumë gjëja. Sot është më keq”, u shpreh Edi Manushi.

Top Channel