“Bashkitë ende s’kanë krijuar ndërmarrje fitimprurëse”, Rama: Duhet të jenë forcë udhëheqëse, t’i bëjnë bashkë fermerët

11/07/2025 10:43

Rama: Problemi i qasjes lek nga buxheti, rroga dhe investime ndërkohë që bashkitë ende s’kanë krijuar ndërmarrje fitimprurëse. Me reformën territoriale s’kemi më bashki dhe komuna, por kemi bashki që merren me të dyja dhe ende sot mentaliteti dhe qasja është që puna e bashkisë është puna komunale në fshat, rrugët, ujësjellësi, kanalizimet, pastrimi, ndriçimi, jo toka, jo zhvillimi, jo përpunimi, jo eksporti janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe të ministrisë, kudo që shkoni në Itali, Greqi, vend të bashkimit evropian, bashkitë janë pjesë e rrjedhës së fshatit si sipërmarrëse, bashkitë janë pjesë e strukturave të përpunimit, pjesë e linjave të eksportit dhe sot kemi një instrument shumë më domethënës ku bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë që është linja e kredisë së bankës 250 milionë euro, bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, ti bëjnë bashkë fermerët t’i thonë hajde bëhemi bashkë aksionerë për të prodhuar vajin e ullirit, salcën e domateve, bëhet më e thjeshtë për bankat. Duhet bërë angazhim i madh për ketë, tani kemi mundësinë e instrumentit të linjës së financimit, Paketën e Maleve kush do ta aktivizojë, mosbesimi i shumë njerëzve që janë jashtë që duan të investohen këtu, apo do ta angazhojë investimi i kryetarëve të bashkive me emigrantët.

Top Channel