Verë dhe portokalle në Sarandë/ Spektakli i trupës së humorit të Portokalli mblodhi mijëra shikues në shesh

10/07/2025 16:03

Në bregdetin e mrekullueshëm të Sarandës, trupa e aktorëve të Portokallisë dhuroi mbrëmjen  e kaluar një tjetër spektakël plot të qeshura dhe argëtim.

Qindra qytetarë të Sarandës si dhe turistë që po pushojnë në këto ditë të nxehta në qytetin jugor ndoqën skeçet e përgatitura me përkushtim nga aktorët, posaçërisht për turin Verë dhe Portokalle. Atmosfera elektrizuese nuk mungoi në asnjë moment.

Për artistët e spektaklit më të madh të humorit, shfaqja në Sarandë ishte surprizuese, teksa publiku u përfshi me çdo interpretim në skenë.

Marin Orhanasi Sapo përfunduam shfaqjen në Sarandë dhe me bindje të plotë ju them që ka shkuar në mënyrën më të mirë. Njerëzit u argëtuan, po ashtu dhe ne.

Akil Varfri – Edhe këtë vit, Saranda ishte vërtetë surprizuese, atmosfera duket shumë e mirë, njerëzit shumë të kënaqur. Ne jemi shumë të lumtur që ishim edhe këtë vit në Sarandë.

Turi Verë dhe Portokalle nuk ndalet! Me energjinë që nuk u shteron asnjëherë, aktorët shkojnë sot në një tjetër qytet bregdetar, në Himarë, për të vijuar me spektaklin live në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel