“Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin”, familjarët njoftojnë protestë për vrasjen e Agon Zejnullahut

10/07/2025 18:09

Një protestë paqësore nën sloganin “Drejtës për Agonin” pritet të mbahet të shtunën në mesditë, para komisariatit të policisë në Lipjan.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë arrestimit nga policia.

Albani, vëllai i të ndjerit, bën thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore, mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë”, thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore, me kërkesën kryesore zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel