“Kryengritje” brenda BE-së! Votëbesim kundër Von der Leyen, “rebelët” i drejton Orban

10/07/2025 10:54

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përballet sot me një votëbesim të thirrur kundër saj nga një grup të pakënaqurish, që në krye ka kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Votimi që synon rrëzimin e saj, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në më shumë se një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për miratimin e tij nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Nëse humbet, Von der Leyn mund të detyrohet të japë dorëheqje. Megjithatë, kryetarja e KE-së, që vetë me shumë gjasë nuk do të jetë e pranishme në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës, besohet se do të arrijë ta kalojë këtë moment të vështirë, pasi pjesa më e madhe e grupeve politike kanë lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesin nismën kundër saj.

Mocioni mbështet mbi një seri dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani. Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje”.

“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”, ishte komenti i tij. Shefja e BE-së ka pasur shpesh përplasje me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që konsiderohen sit ë dëmshme për demokracinë, e po kështu Komisioni Europian ia ka ngrirë Hungarisë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Top Channel