
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgoi në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli!
Manja kërkon nisjen e procedimit disiplinor për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
Në shkresën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, thuhet se ‘prokurorja Gjeli vendosi mosfillimin e procedimit penal brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren’.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama akuzoi prokuroren Elsa Gjeli se ‘ka hedhur në kosh’ denoncimin e bërë për ndërtimin e një fshati pa leje në Theth. Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e çështjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ndërsa kjo e fundit sqaroi se çështja për këto kapanone të cilët nuk kanë themele, nuk përmbushin kritere për ta konsideruar objekt ndërtimi.
Top Channel