“Maçokët e lagjes bëjnë seks më shumë se banorët e pallatit”, Ahmeti: Janë të frustruar

10/07/2025 22:16

Regjimi komunist në Shqipëri e shpalli barazinë gjinore si një prej parimeve themelore të ndërtimit të socializmit.

Megjithatë, jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe ekonomike; nga ana tjetër, kontrolli mbi jetën personale, trupin dhe seksualitetin e saj ishte i fortë dhe i pandërprerë.

Në diskutimin e sotëm në studion e “Top Story”, poetja Mimoza Ahmeti u shpreh se seksualiteti i tepërt mund të jetë pasojë e frustrimit. Ajo tha më tej se krahasuar me më parë, sot, shqiptarët bëjnë më pak seks e dashuri.

Frojdi e ka thënë që njeriu seksualizohet kaq shumë nga represioni social, nga ajo që ‘duhet, duhet, duhet’. Ndoshta, nga kjo pikëpamje, në komunizëm ka pasur më shumë akte ngaqë ishin të frustruar. Njeriu mund të bëjë një akt seksual kundër represionit, s’e kishte ndër mend, por e bën për të thënë ‘unë jam’. Këtu tregohen dy gjëra: që seksualiteti i tepërt është nga frustrimi dhe që seksualitetin mund ta bësh si një akt kundër frustrimit dhe jo si një akt të pastër seksual. Sepse çfarë nënkupton të jesh i lirë… që nuk ke kaq shumë represion. Duke mos pasur kaq shumë represion, seksualiteti yt nuk është as rutinor, as traumatik, por është prej dëshire.

Tani mund të them që maçokët e lagjes sime bëjnë më tepër seks se banorët e pallatit”, tha Ahmeti.

Top Channel