Skema me kandidat fiktiv po kthehet në boomerang për Adriatik Lapajn pasi një i afërm i Endri Shabanit, rrezikon t’i prishë planet për t’u bërë deputet.

Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti  në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e ligjvënësit. Në një shkresë depozituar në KQZ, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, duket  se nuk mban mend se çfarë ka firmosur dhe i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.

“I nderuar Z. Celibashi,  unë Zeqir Kordhoni, jam deputet i partisë ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Kam mësuar se partia ‘Shqipëria Bëhet’ ka dërguar një letër dorëheqjeje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre”.

Një  lëvizje e tillë e beftë para se kryekomisioneri shtetëror të shpërndajë mandatet për qarkun Tirane, duket se ka një prapavijë politike. Më shumë se sa ambicie personale e Zeqir Kordhonit, duket se është një taktike e Endri Shabanit, për shkak të lidhjeve familjare ndërmjet tij dhe kandidatit dhe kjo goditje brenda të rinjve duket se ka një arsye të fortë.

Shënoje, nëse Adriatik Lapaj merr një mandat ne Parlament, nuk do jetë Adriatik Lapaj qe do e ketë atë mandat sepse une s’po hyj per të kapur një copë deputeti”, thoshte Lapaj.

Adriatik Lapaj nuk e dha dorëheqjen ashtu sikurse ishte zotuar publikisht në emisionin “Shqipëria Live” të Sidorela Gjonit në Top Channel, por me vullnet të lirë apo jo, aleti i tij në koalicion, duket se po e detyron të zgjohet nga ëndrra e mandatit parlamentar.

Top Channel