
Gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar dhe të paktën tre të tjerë janë vrarë pasi një anije mallrash u sulmua nga rebelët Huthi të Jemenit dhe u fundos në Detin e Kuq.
Anija me flamur liberian dhe në operim grek, Eternity C, mbante 25 anëtarë të ekuipazhit kur pësoi dëme të konsiderueshme dhe humbi të gjitha sistemet shtytëse pasi u godit nga granata me raketa të qëlluara nga anije të vogla të hënën, sipas agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Sulmi vazhdoi të martën dhe operacionet e kërkim-shpëtimit filluan gjatë natës. Huthitët e mbështetur nga Irani thanë se sulmuan Eternity C sepse po shkonte drejt Izraelit dhe se çuan një numër të paspecifikuar anëtarësh të ekuipazhit në një “vend të sigurt”.
Ambasada amerikane në Jemen tha se Huthitët kishin “rrëmbyer shumë anëtarë të mbijetuar të ekuipazhit” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Autoritetet në Filipine thanë se 21 anëtarë të ekuipazhit ishin shtetas. Një tjetër prej tyre është një shtetas rus i cili u plagos rëndë në sulm dhe humbi njërën këmbë.
Është anija e dytë që Huthit fundosin brenda një jave, pasi grupi të dielën lëshoi raketa dhe dronë në një tjetër anije mallrash me flamur liberian dhe të operuar nga grekët, Magic Seas, të cilën ata pretenduan se “i përkiste një kompanie që shkeli ndalimin e hyrjes në portet e Palestinës së pushtuar”.
Top Channel