
Policia ka reaguar pas dhunimit të një qytetari në fshatin Simon të Mirditës.
Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me një deklaratë të publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, sqarojmë se:
Më datë 10.07.2025, rreth orës 09:30, në spitalin e Rrëshenit është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. N., 58 vjeç, banues në fshatin Simon, Mirditë, i cili kishte dëmtime në trup dhe në kokë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të dëmtimeve.
Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimi i shtetasit K. N. dyshohet se ky i fundit është goditur dhe dëmtuar nga shtetasi G. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Guri i Bardhë, Mirditë, për motive të dobëta.
Shtetasi G. Gj. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë dhe po vijojnë veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel