Aktorja kubane 37-vjeçare, Ana de Armas, ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një deklarate të fundit që mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në jetën e saj personale dhe profesionale.

Në një intervistë për revistën italiane “F Magazine”, ajo u shpreh hapur për dëshirën për të krijuar një familje dhe për të pasur fëmijë në një të ardhme të afërt.

“Po, do të doja të kisha fëmijë dhe një familje, së shpejti nëse është e mundur”, deklaroi aktorja e njohur, duke shtuar se edhe pse kjo është një dëshirë e thellë, dashuria dhe marrëdhëniet janë të paparashikueshme:

Jeta nuk është film. Marrëdhëniet nuk mund të kontrollohen.

Ky qëndrim i sinqertë vjen në një moment kur Ana është në një lidhje me legjendën e kinemasë, Tom Cruise, 63 vjeç. Edhe pse nuk përmendi emra, mesazhi i saj është parë nga shumë si një sinjal i fortë që mund të ushqejë dinamika të reja në marrëdhënien e tyre, sidomos duke marrë parasysh diferencën e moshës dhe rëndësinë e kohës për aktoren.

Ana, e cila më parë ka qenë në një marrëdhënie me Ben Affleck, theksoi gjithashtu ndjenjën e saj të fuqishme për mbrojtjen e fëmijëve:

Kam një instinkt të jashtëzakonshëm për të mbrojtur fëmijët, sepse ata janë qenie të pambrojtura dhe të pafajshme që kanë nevojë të ndihen të sigurt.

Dëshira e saj për të nisur një kapitull të ri në jetë vjen me një ndjeshmëri të veçantë, që mund të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet personale të Tom Cruise, i cili tashmë është baba i tre fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme.

A është ky një hap drejt zgjerimit të familjes për çiftin? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Ana de Armas po e ndjek me guxim rrugën e saj drejt jetës që dëshiron jashtë ekranit./ TAR

Top Channel