
10/07 22:55
Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të sotëm se Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet e paqes ruso-ukrainase, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
Vatikani thotë se është i gatshëm të organizojë bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Papa diskutoi gjithashtu me Zelensky-n “nevojën urgjente për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
Zelensky dhe Papa u takuan në Castel Gandolfo, një qytet i vogël malor pranë Romës, ku Papa ndodhet me pushime dyjavore.
Udhëheqësi ukrainas është në Itali për të marrë pjesë në një seminar të 10-11 korrikut kushtuar rimëkëmbjes dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës pas pushtimit rus.
Top Channel