Top Story/ “I druhen gjakmarrjes”, gazetarja tregon frikën për policët e përfshirë në vrasjen e Agon Zejnullahut

09/07/2025 22:31

Askush nuk do e imagjinonte, që një skenë e ngjashme me vrasjen e George Floyd pesë vite më parë, do të ndodhte në realitetin shqiptar.

Më saktë, në Lipjan. Agon Zejnullahu, 27-vjecar, humbi jetën tragjikisht pas praktikës shumë të dyshimtë të ndjekur nga ana e 5 policëve që e ndaluan. I riu ishte nën efektin e alkoolit dhe po sulmonte kalimtarët dhe automjetet që kalonin rrugën.

Policia u lajmërua dhe ndërhyri për të neutralizuar Zejnullahun. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet qartë se uniformat blu kanë vepruar me shumë intensitet ndaj të ndaluarit.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë në një lidhje direkte me studion e Top Story deklaroi se ekziston frika për hakmarrje pas vrasjes së të riut.

Top Channel