Prostitucion në apartament me qira ditore/ Vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja, në pranga një 20-vjeçar

09/07/2025 13:08

Një rast prostitucioni është goditur në Tiranë, ndërsa është vënë në pranga një 20-vjeçar.

6 shtetase nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, ky dyshohet se ushtronin prostitucion.

Pas një hetimi disamujor Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të arrestuar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Policia gjithashtu sekuestroi një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 7 celularë dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Top Channel