
09/07 22:44
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se kishte “një shans shumë të mirë” për një armëpushim në Rripin e Gazës këtë javë ose javën tjetër, pas takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington.
“Kemi një shans këtë javë ose javën tjetër”, u tha Trump gazetarëve.
Takimi me Netanyahun ishte i dyti brenda po aq ditësh mbi temën e situatës në Lindjen e Mesme.
Takimet mes dy liderëve janë mbajtur pa praninë e gazetarëve. Netanyahu do zhvillojë takime edhe me Marco Rubion si dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth para se te kthehet në Izrael.
Top Channel