Dy vëllezërit francezë u përplasën me jet ski, ndiqen penalisht pronarët e mjeteve lundruese në Ksamil

09/07/2025 14:50

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil ku u përplasën dy turistë me jet ski, ka nisur hetimi ndaj dy pronarëve të mjeteve lundruese.

Policia thotë se janë me masa administrative, 2 pronarët e këtyre mjeteve lundruese, të cilat janë bllokuar.

Në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 08.07.2025, në Ksamil, ku një shtetas francez u dëmtua lehtë gjatë manovrave që kryente në det, me Jet Ski, pranë një tjetër mjeti lundrues Jet Ski që drejtohej nga vëllai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se i kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese Jet Ski, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti, 2 vëllezërve francezë, shtetasve A. I. dhe I. I.. Shtetasi I. I. që u dëmtua gjatë manovrave me Jet Ski mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

A.Xh., me 2 masa administrative, secila me vlerën 100 000 lekë, për shkelje të neni 14/1/b të ligjit nr. 127/2020, “Mospasja e dokumentacionit në bord”, dhe të nenit 24/1/ç të ligjit nr. 43/2020, “Ushtrimi i veprimtarisë së operatorit detar të turizmit pa licencë/certifikatë përkatëse”;

K.D., me masën administrative 100 000, për shkelje të neni 14/1/b të ligjit nr. 127/2020, “Mospasja e dokumentacionit në bord”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

 

Top Channel