Zjarr pranë Liqenit të Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës, flakët ndihmohen nga era
08/07/2025 12:50
Vijon që nga mesdita e djeshme zjarri pranë liqenit të Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës.
Zjarri është përhapur nga era dhe temperaturat e larta.
Që nga mesdita po punojnë forcat zjarrfikëse,punonjës të pyjeve në Bashki dhe Zonave të mbrojtura, për ta vënë nën kontroll dhe kufizimin e përhapjes.
Ditën e sotme ka ardhur një helikopter që po punon për fikjen e zjarrit.
Top Channel