Plagosi rëndë me thikë një person në maj të këtij viti, merr fund arratia e 17-vjeçarit në Durrës!
08/07/2025 09:09
Ka marrë fund arratia e një 17-vjeçari në Durrës, i shpallur në kërkim për plagosje.
I mituri ka plagosur rëndë me thikë, një person në maj të këtij viti.
“Në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel