Kapiteni i një anijeje turistike ka humbur jetën sot tragjikisht në Shkodër, gjatë një akti heroik duke shpëtuar dy turistë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:32 në liqenin e Shkodrës.

Kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, Arben Alamani 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel