Kremtohet dita e ashures, Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë

08/07/2025 20:06

Besimtarët bektashinj kremtuan Ditën e Ashures në Kryegjyshatën Botërore, me lutje për paqe, mirësi dhe ndaljen e konflikteve në botë.

Në një periudhë kur konfliktet vazhdojnë, Kryegjyshi botëror, Dede Edmond Brahimaj, theksoi rëndësinë e veprave të mira dhe bashkëjetesës.

“Pas 10 ditësh Agjërim në nder të 72 martirëve të rënë në muret e Qerbelasë. Është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë anë e mbanë botës. Kuptim dhe domethënia e kësaj ëmbëlsire të përbotshme që shtëpia e çdo besimtari bektashi e bekon. Profeti na tregon që Muharremi është një muaj i shenjtë dhe si tillë, mëkatet e kryera gjatë Muharremit peshojnë shumë rëndë dhe veprat e mira shpërblehen më bujarisht”, kryegjyshi botëror, Dede Edmond Brahimaj

Dita e ashures për bektashinjtë simbolizon sakrificën për liri, drejtësi dhe përpjekjet për një shoqëri të emancipuar e të drejtë.

 

Top Channel