
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në tryezën e diskutimit “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë të punojnë për Reformën në Drejtësi.
“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë, llogaridhënies dhe ka dhënë edhe një kontribut shumë të madh për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.
Ka ende shumë punë për të bërë veçanërisht në zbatimin e kësaj reforme. Vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse duke përfshirë institucionet e pavarura të drejtësisë të vazhdojnë të punojnë duke pasur këtë synim në mendje”, tha Gonzato.
Top Channel