Cilat janë aspiratat e Ervin Salianjit në PD pas daljes nga burgu? Ish-deputeti: Detyrimi im është të gjej zgjidhje për rrëzimin e regjimit

08/07/2025 22:15

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka fituar sot lirinë me kusht, duke lënë qelinë e burgut të Fierit.

Në një konferencë të mbajtur për gazetarët në selinë blu, ai u pyet edhe për karrierën e tij politike dhe vijimin e saj, si dhe aspiratat e tij për ndonjë funksion edhe pse nuk ka mandat deputeti.

Salianji tha se do vijojë të bëjë opozitarin pa qenë nevojë për të pasur ose jo një funksion.

“Besoj se çdo funksionar i PD ka detyrimin të gjejë zgjidhje si largohet regjimi, unë nuk kam bërë opozitë vetëm kur kam pasur funksione, unë kam dhënë gjurmën time në momente të caktuara për të treguar se nuk ka rëndësi funksioni por vokacioni. Nuk ka rëndësi se kush do jenë në funksione, funksionet t’i jep angazhimi jo funksioni.

Ky do të jetë qëndrimi im nuk kam shqetësim për pozicionin, dhe do të jem në betejë dhe do jem afër problemeve të qytetarëve”, tha ai.

Top Channel