
Brigitte Macron është kapur në një moment të sikletshëm me bashkëshortin e saj, Presidentin Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tyre në Britani.
Teksa zbritën nga avioni, Macron i zgjat dorën për ta ndihmuar, por ajo e injoroi plotësisht, duke preferuar të mbahej vetë. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se Brigitte jo vetëm që e refuzoi, por edhe e anashkaloi burrin e saj publikisht.
Sikleti nuk mbaroi aty, më vonë në makinë, Brigitte vazhdoi të shmangte kontaktin, e zënë me telefonin e saj, ndërsa Macron përpiqej t’i afrohej.
Kjo vjen vetëm pak javë pasi një video tregoi zonjën e parë franceze duke ia shtyrë fytyrën burrit të saj gjatë një zbritjeje nga avioni në Vietnam, një gjest që Élysée e quajti “një lojë mes çiftit”, por që ngjalli shumë debat në rrjetet sociale.
A janë këto shenja të një krize në çiftin Macron apo vetëm keqkuptime publike? Ekspertët flasin për “ftohje të dukshme”, ndërsa mediat botërore ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të tyre.
Top Channel